75 Mall Live Search
08:50 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ronaldo shkruan historinë, përgjegjës për golin e 5000-të të Juventusit në Serie A

Cristiano Ronaldo e ka shënuar golin e 5000-të të Juventusit në historinë e klubit në Serie A.

Kështu, ”Zonja e Vjetër” bëhet klubi i parë që e arrinë këtë shifër madhështore.

Fituesi i pesfishtë i ”Topit të Artë” arriti të shënojë nga pika e bardhë ndaj Torinos në Derbin e Torinos, transmeton IndeksOnline.

Dhe ky gol i Ronaldos, ishte i 5000-ti për Juventusin në kampionatin elitar italian.

Marco Di Vaio shënoi golin e 4000-të në vitin 2003, derisa Massimo Briaschi arriti shifrën e 3000 golave në vitin 1984.

Gianni Rossi ishte përgjegjës për golin e 2000-të në vitin 1962, derisa Carlo Parola e arriti mileniumin e parë në vitin 1948./IndeksOnline/