75 Mall Live Search
14:36 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / G T

Ronaldo shpallet “lojtari i sezonit” në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo është shpallur “lojtari i sezonit” në Arabinë Saudite.

Sulmuesi i Al Nassr ka fituar këtë çmim, pasi u shpall edhe golashënuesi i sezonit 2024/25, shkruan Indeksonline

Ronaldo shënoi 25 gola brenda një sezoni në elitën e futbollit arab.

Kujtojmë që sulmuesi i Kombëtares së Portugalisë ditë më parë nënshkroi kontratë të re me Al Nassr deri në vitin 2027./Indeksonline/