75 Mall Live Search
14:19 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ronaldo shpërthen në lot teksa flet për babain e tij

Në një intervistë për kanalin televiziv anglez ITV, Cristiano Ronaldo, ka folur për babanë e tij të ndjerë, i cili ndërroi jetë më 2005 për shkak të dështimit të mëlçisë.

Sulmuesit portugez u shfaq një video e babait të tij, i cili shprehu krenarinë për djalin e tij.

Ronaldo shpërtheu në lot pas videos, duke sqaruar se nuk e kishte parë kurrë më parë. Ai gjithashtu shprehu keqardhjen pasi babai i tij nuk e kuptoi kurrë se çfarë u bë; futbollisti numër një në botë./Indeksonline/