75 Mall Live Search
08:22 / E Diele, 06 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ronaldo si “boss” pa maskë, detyrohet ta vendos atë

Ronaldo nuk u inkuadrua në lojë në ndeshjen ndërmjet Portugalisë dhe Kroacisë në Ligën e Kombeve.

CR7 ishte i lënduar shkaku i pickimit të një blete, dhe për këtë ai nuk u paraqit as edhe një minutë me Kombëtaren e tij mbrëmë, shkruan IndeksOnline


Portugalia e fitoi ndeshjen e mbrëmshme ndaj kroatëve me rezultat final në 4:1, por ajo se çfarë mori vëmendjen ishte gjesti i Ronaldos në tribuna.


Portugezi, po qëndronte në shkallët e stadiumit pa maskë mbrojtëse kundër Covid-19, ku një punëtore aty i’u afrua dhe i tha atij që ta vendos atë.