Ronaldo sinjalizon largimin e tij nga Al-Nassr

Cristiano Ronaldo ka dhënë sinjale që ndeshja e sotme mund të ketë qenë e funda për të në Arabinë Saudite.
Pavarësisht që “CR7” shënonte gola, ai nuk arriti të fitonte titullin apo edhe kupën me skuadrën arabe, duke shkaktuar irritim edhe te tifozët.
Portugezi ka bërë postim në “X”, duke sinjalizuar që aventura e tij në Arabi, është drejt fundit.
This chapter is over.
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) May 26, 2025
The story? Still being written.
Grateful to all. pic.twitter.com/Vuvl5siEB3
“Ky kapitull mbaroi. Historia? Ende duke u shkruar. Mirënjohës të gjithëve”, deklaroi Ronaldo.
Ronaldo, që nga ardhja e tij në vitin 2023 ka bërë 105 paraqitje duke shënuar 93 gola për Al-Nassr.
Ai po synon të arrijë e 1000 golave në karrierë, ndërsa aktualisht atij i nevojiten edhe 64 gola për të arritur këtë objektiv./IndeksOnline/