Ronaldo stërvitet me tenistin serb, Gjokoviq
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është stërvitur me tenistin e njohur serb, Novak Gjokoviq.
Ai përmes videove të shpërndara në rrjetin social Instagram tregoi detaje gjatë stërvitjes së tyre të përbashkët.
“Duke e mësuar Gjokoviqin si të kërcej!! Ishte kënaqësi të të takoja dhe të stërvitesha me ty, miku im” – shkroi Ronaldo në profilin e tij në Instagram.
Ndryshe, të dy janë superlojtarë në profilet e tyre dhe kanë shumë trofe të fituar./Indeksonline/