Ronaldo të marten rikthehet në stërvitje tek Juventusi

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, do të rikthehet të martën në qendrën stërvitore në “Continassa”, pasi kaloi disa javë në Madeira të Portugalisë.
Seancat stërvitore individuale janë zhvilluar në qendrën e Juventusit.
Deri të premtën, të gjithë do të stërviten në fusha, përveç Higuainit dhe Rabiotit.
Sipas ‘Tuttosport’, Ronaldo do të rikthehet të martën për t’u stërvitur në Continassa, transmeton IndeksOnline.
Nuk dihet nëse lojtari do të kthehet i vetëm ose me shokët e skuadrës, pasi ai tashmë ka kryer 14 ditët karantinim./IndeksOnline/