75 Mall Live Search
19:33 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ronaldo: Të zhgënjyer me humbjen kundër Lyonit

Cristiano Ronaldo ka folur rreth humbjes së tyre kundër Lyonit në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti ka thënë që këto gjëra janë normale dhe natyrisht që nuk janë të lumtur për këtë humbje, transmeton IndeksOnline.

“Në Ligën e Kampionëve ndeshjet janë të gjitha të vështira, jemi të zhgënjyer por kemi ndeshjen e dytë në shtëpi dhe kemi besim, mundemi ta ndryshojm rezultatin dhe kualifikoheni, por përparësia jonë tani është të fitojmë ndeshjen tjetër dhe Liga e Kampionëve do të vijë më vonë” ka thënë Ronaldo.

Ronaldo ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2022 dhe ka bërë 31 paraqitje në të gjitha garat e deri tanishme në këtë sezon po ashtu ka shënuar 25 gola dhe ka siguruar tre asistime./IndeksOnline/.