Ronaldo thyen edhe një rekord, hyn në histori të Ligës së Arabisë

Përgjatë viteve, Cristiano Ronaldo ka thyer disa rekorde në futboll.
Sulmuesi portugez sonte ka thyer edhe një rekord tjetër, duke hyrë në histori të ligës së Arabisë Saudite, shkruan IndeksOnline.
Me dy golat e shënuar për Al Nassr në derbin ndaj Al Ittihad, Ronaldo është bërë golashenuesi më i mirë në histori të ligës Saudite, me 35 gola sezonal.
CR7 theu rekordin e Hamdallah, i cili në sezonin 2018/19 e mbylli sezonin me 34 gola.
39-vjeçari pati një sezon fantastik, ku shënoi 35 gola dhr bëri 11 asistime në 31 ndeshje me fanellën e Al Nassr./IndeksOnline/