Ronaldo tregon mbrojtësit më të fortë dhe lojtarin më të mirë në botë
Ylli i Juventusit ka folur rreth mbrojtësve më të vështirë me të cilët është përballur e po ashtu ka treguar se cili është futbollisti më i mirë në botë.
Ronaldo ka treguar se Bonucci, Chielli dhe de Ligt janë disa nga mbrojtësit më të vështirë “Sinqerisht për mua më të veshtire për t’u përballur janë lojtarët me të cilët stërvitem: Bonucci, Chiellini & de Ligt. Më parë ishte Chiellini, sepse kam luajtur kundër tij disa herë në Champions e ishte një sfide personale. Duhet të them ata të tre sepse stërvitem me ta cdo ditë”, u deklarua futbollisti.
Kurse për të futbollisti më i mirë në botë është vetë ai “Lojtari më i mirë ? Tani për tani jam unë, vitin tjetër nuk e di”.
Po ashtu Cristiano Ronaldo tregoi se i pëlqen gjithçka te Juventusi dhe po ashtu në Itali, kurse dëshira e tij është që të fitoj shumë trofe me Juventusin./Indeksonline/.