75 Mall Live Search
19:30 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ronaldo tregon zemrën e madhe para festave

Kristiano Ronaldo është kampion jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. “Ylli” i Juventusit vizatuar spitalin e fëmijëve “Mbretëresha Mragarita” në qytetin e Torinos.

Sulmuesi portugez ka takuar fëmijët që po kurohen atje dhe ka shpërndarë dhurata të shumta për ta me rastin e festave të fundvitit.

Ronaldo ka preferuar që të mos bëjë me dije këtë akt bamirësie, por kanë qenë vetë stafi i spitalit i cili e ka publikuar foton duke e bërë të qartë gjithçka.

Ky është një nga të shumtit gjest që portugezi Ronaldo bën për bamirësi edhe pse shpeshherë është i kritikuar për mendjemadhësi dhe krenari.