Ronaldo udhëton në Barcelonë për tu bërë si Messi
Cristiano Ronaldo ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2020 kundër Serbisë.
Ylli portugez pritet të rikthehet në formë pas dy javësh dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit., shkruan Indeksonline.
Për të qenë më i sigurt, Ronaldo ka udhëtuar në Barcelonë për tu kuruar në klinikën e famshme “Corachan”.
Kjo klinikë i ka ndihmuar në të kaluarën edhe Messit që të shërohet nga problemet muskualare dhe cilësohet më e famshmja për këtë punë.
Kujtojmë se Ronaldo i ka humbur dy ndeshjet e radhës në Serie A derisa është në dyshim për ndeshjen kundër Milanit. /IndeksOnline/