16:39 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Ronaldo vë kushte te Juventusi, ose largohet!

Cristiano Ronaldo nuk do të përmbushë kontratën e tij me Juventusin e cila ka afat deri në vitin 2022. Sipas “Gazeta Reppublica”, ky vendim është i sigurt nga ana e portugezit.

Madje, nëse nuk përmbushen disa kushte, CR7 mund të largohet shumë më herët se që është pritur.

I dëshpëruar me eliminimin nga Liga e Kampionëve, Ronaldo iu ka bërë thirrje drejtuesve të Juves që të bëjnë transfere të mëdha në verë.

Në rast se skuadra nuk bën ndryshime të mëdha, Ronaldo thuhet se do të detyroi agjentin që të hap bisedimet me PSG apo Manchester United, dy skuadrat që ishin shumë të interesuara për të. /Indeksonline/