Ronaldo vendosë në shitje veturën e parë – kërkon kaq mijë euro për të
Vetura e parë e Cristiano Ronaldos është vënë në shitje, dhe padyshim se i ka vënë një çmim të lartë.
Bëhet fjalë për veturën e tij të parë, Audi S3 Coupe, e cila aktualisht kushton 6 mijë euro, por, portugezi kërkon 20 mijë euro për të.

Cristiano e bleu këtë veturë të ”dorës së dytë” gjatë sezonit të tij të parë te Man Unitedi, pasi kaloi te klubi anglez nga Sporting CP në verën e vitit 2003, transmeton IndeksOnline.
Ai konsiderohej aso kohe një tinejxher me të ardhme premtuese, dhe natyrisht i duhej një veturë e mirë, për atë kohë.
Por, që prej asaj kohe, gjërat dhe xhepi i Ronaldos kanë ndryshuar shumë.
Sot, sulmuesi i Juventusit posedon një koleksion të gjerë me vetura super luksoze./IndeksOnline/
