Ronaldo viziton Ancelottin dhe ish-shokët e tij të Real Madridit

Cristiano Ronaldo ka vizituar ish-shokët e tij të Real Madridit në seancën e tyre stërvitore në Arabinë Saudite përpara finales së Superkupës së Spanjës.
Ronaldo kaloi nëntë vjet në Real Madrid, dhe në atë kohë u vendos si një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë. Ai shënoi më shumë gola se sa luajti ndeshje, dhe fitoi katër Topa të Artë duke veshur fanellën e famshme të bardhë.
Ronaldo nuk ka bërë ende debutimin e tij për Al-Nassr, por mund të luajë ndeshjen e tij të parë në Arabinë Saudite për një ekip me yje kundër PSG-së më 19 janar.