75 Mall Live Search
11:31 / E Martë, 25 Mars 2025 / L A

Ronaldo zbulon se pse Ancelotti s’nënshkroi për Brazilin

Ish-sulmuesi legjendar, Ronaldo ka qenë së fundi i ftuar në një emision sportiv.

Në “Charla Podcast”, Fenomeni tregoi arsyen pse Carlo Ancelotti nuk nënshkroi si trajner i Brazilit.

“Ancelotti nuk u lirua. Real Madridi nuk e liroi.

Nëse ai nuk do të kishte fituar asgjë, Real Madridi do ta shkarkonte dhe do të kishte ardhur Ancelotti, por ai fitoi Champions Leaguen dhe qëndroi edhe një vit”, u shpreh Ronaldo.

Ancelotti, kishte qenë i lidhur me stolin e “Seleçaos” gjatë vitit 2023, pasi që në atë kohë stoli i Brazilit kishte qenë duke u ndarë në rotacion me trajner të përkohshëm, pas largimit të Tites.

Mirëpo Ancelotti qëndroi te Reali, ku arriti të fitonte përsëri La Ligën, Ligën e Kampionëve si edhe Superkupën e Evropës dhe Kupën Interkontinentale./IndeksOnline/