18:22 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ronaldo zgjedh mes seksit me Georginën dhe golit të tij më të bukur

Është njeriu që e dashuron golin më shumë se çdo kush tjetër në botë.

Në momentin që po shkruhet ky artikull, ai ka të realizuar hiq më pak se 695 gola në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Megjithatë, për Cristiano Ronaldon më e rëndësishme është dashuria me gruan e tij të bukur, Georginan se goli më i bukur i tij, ai kundër Juventusit, shkruan Indeksonline.

Kur u pyet se a do të zgjidhte golin më të bukur të tij apo seksi me Georginën, portugezi është përgjigjur:

Jo, Jo nuk mund të krahasohet me Georginen time”, ka thënë Ronaldo për “Goal”.

Jam munduar ta shënoj këtë gol për shumë, shumë vite. Unë kisha shënuar gati 700 gola të çuditshëm por nuk e kisha bërë këtë. Mendova,” Më në fund kisha shënuar një gol roveshatë, duke kërcyer bukur“.

Mënyra që kisha bërë kundër Buffon dhe kundër Juventusit, në Ligën e Kampionëve. Ishte një gol i bukur”.

Juventus vetëm arriti në çerekfinalen e vitit të kaluar, ku u eleminuan nga Ajax.

Këtë herë, ata do të shpresojnë se do të përfundojë agjërimi i tyre në Ligën e Kampionëve dhe ata fillojnë sezonin e tyre larg në Atletico Madrid. /IndeksOnline/