75 Mall Live Search
21:19 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ronaldos i “dhemb” shumë humbja, ky është veprimi i tij pasi mori medaljen

Juventus është gjunjëzuar nga Lazio në Superkupën e Italisë.

Bardhezinjtë janë mundur 3-1 dhe kanë qenë të detyruar të kënaqen me vendin e dytë.

Një pozicion që nuk i pëlqen aspak Cristiano Ronaldo-s, siç duket qartë edhe nga gjesti që ka bërë portugezi pasi  ka marrë medaljen e argjendtë, të cilën e ka hequr menjëherë nga qafa i acaruar.