Ronela: Akoma ndjej dhimbje, e kemi merituar finalen!

Performanca e Ronela Hajatit është komentuar jashtëzakonisht.
Në kanalin “Youtube”, në faqen e Eurovisionit kënga e saj ka arritur të marrë mbi 1 milion klikime, shkruan Indeksonline.
Për këtë fakt ajo po ndihet e lumtur teksa është shprehur që ende nuk e ka parë paraqitjen e saj.
Ajo shprehu se ndjen një dhimbje në gjoks sepse e kishte merituar finalen.
Postimi i plotë:
“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem.
Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! JU DUA“, shkroi këngëtarja./Indeksonline/