Ronela bën ndryshim drastik në pamje

Ronela Hajtai ka vendosur t’i thotë lamtumirë flokëve bjonde, dhe duket një yll me ‘look-un’ e saj të ri.
Këngëtarja ka rikthyer pas 11 vitesh flokët e zinj, që nxjerr në pah tiparet e saj joshëse.
Ka qenë vetë këngëtarja që ka postuar një foto galeri ku shfaqet tepër joshëse, në prani të shoqërisë së saj, por por jo vetëm kaq. Duket se më këtë ndryshim në pamje, ajo do të sjellë edhe projektin e saj të ri për të cilën thotë se nuk mund të ndajë më shumë detaje.
