75 Mall Live Search
11:46 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / B O

Ronela Hajati befason fansat me projektin e ri

Këngëtarja Ronela Hajati është rikthyer sërish në Itali, pak javë pas pjesëmarrjes në “Eurovision”.

Artistja e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale.

Ajo siç shihet po qëndron në Milano dhe tha se është duke e realizuar një këngë në gjuhën italiane.

“Të festojmë për këngën time të parë në gjuhën italiane të cilën jam duke e bërë”, ka thënë ajo.

Nuk dihet nëse kjo është një shaka nga 32-vjeçarja.

Ronela ndryshe ka qenë diskutimi në Eurovision 2022 për shkak të veshjes së ekzagjeruar e po ashtu edhe vallëzimit provokues.

Kjo madje u tha se ishte arsyeja që e penalizoi për në finalen e madhe të Eurovisionit.