16:17 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ronela Hajati e kujdesshme në dukje, e kujdesshme në drejtshkrim!

Ronela Hajati kohë më parë kishte deklaruar se meshkujt shqiptarë janë injorant dhe që nuk lexojnë, kjo kishte ngjallur reagime të shumta ndërsa këngëtarja vazhdon të tregojë që qëndron pas leximit dhe drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

Në një postim që ka bërë së fundi këngëtarja ka shkruar një fjali ku tregonte se duhet të jemi të kujdesshëm kur formulojmë fjali, shkruan Indeksonline.

“C’kanë ato male që mendohen?! Me ë” ka shkruar Ronela në mbishkrimin e imazhit derisa dukej teje bukur me grimin e theksuar.

Ndryshe, Ronela ditë më parë ka paralajmëruar se së shpejti do të sjell disa projekte të reja muzikore./Indeksonline/