75 Mall Live Search
14:39 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / FR

Ronela Hajati e kujton babain e saj: Ndriçomë nga lart…

Këngëtarja Ronela Hajati e ka kujtuar sot babain e saj, i cili ka vdekur në vitin 2013.

Në një story në Instagram, këngëtarja ka thënë se sot babai i saj po të ishte gjallë do të festone ditëlindjen e tij.

“Sot do të ishte ditëlindja jote babush! Ndriçomë nga lart se ta kam nevojën si kurrë më parë”, ka shkruar Hajati.