10:25 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Ronela Hajati e veçantë me paraqitjen, nga Londra!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, njihet për këngët që ka sjell ndër vite.

Ajo ka arritur që me muzikë që sjell, të bëjë për vete një numër të madh fansash, shkruan Indeksonline.

Ronela, gjithashtu merr vëmendjen e mediave rozë dhe të publikut edhe për shkak të stilit të veçantë që e karakterizon.

Këtë stil ajo e ka pasqyruar edhe së fundmi, me paraqitjen e saj nga kryeqyteti anglez, Londra, ku ka pozuar duke e ndarë këtë fotografi me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram.

Kujtojmë se kënga e saj e fundit “MVP”, u publikua para 4 muajsh, derisa pritet projekti i radhës nga këngëtarja. /Indeksonline/