75 Mall Live Search
15:30 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / MSH

Ronela Hajati gati të elektrizojë skenën e Eurovisionit

Ronela Hajati ka udhëtuar drejt Italisë për t’u përgatitur për Eurovision 2022.

Artistja do të hapë gjysmëfinalen e parë me këngën e saj Sekret, ndaj është e para që ka nisur provat në Torino.

Organizatorët e festivalit kanë ndarë imazhet e para nga performanca e saj. Ronela duket e mahnitshme me bikini të zeza dhe me pjesë tyli te këmbët.

Ndërsa veshjen e ka kombinuar me një palë çizme të zeza, ajo shfaqet me flokë rozë.

Katër valltarë meshkuj, gjysmë të zhveshur, dhe Klaudia Pepa interpretojnë krah saj.

Duket se Ronela do të bëjë një hapje të shkëlqyer më 10 maj.

Gjatë intervistave që ka dhënë, Ronela ka premtuar se do të dhurojë një performancë që do të mbahet mend gjatë./Indeksonline/