75 Mall Live Search
17:51 / E Premte, 04 Korrik 2025 / FR

Ronela Hajati ndez rrjetin me një postim misterioz: Kush është mashkulli në krah të saj?

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka befasuar ndjekësit e saj me një postim të papritur në rrjetet sociale, duke nxitur menjëherë spekulime për një romancë të re në jetën e saj.

Në një foto që tashmë po bën xhiron e rrjetit, Ronela shfaqet në plazh, e buzëqeshur pranë një mashkulli misterioz. Edhe pse fytyra e tij nuk duket, pasi në imazh dallohet vetëm pjesa e pasme e kokës dhe flokët, gjuha e trupit dhe afërsia mes tyre kanë ngjallur dyshime se bëhet fjalë për partnerin e saj të ri.

Këngëtarja nuk e ka etiketuar personin në fjalë, as ka shoqëruar postimin me ndonjë mbishkrim sqarues, por kjo nuk i ka ndalur komentet nga ndjekësit e shumtë që kanë “zbuluar” menjëherë një lidhje të mundshme.

Ronela është treguar gjithmonë diskrete për jetën e saj private, duke mbajtur larg vëmendjes publike marrëdhëniet sentimentale. Megjithatë, kjo foto e fundit duket se ka hapur një kapitull të ri për të, ose së paku, një faqe të re në kureshtjen e ndjekësve.