19:33 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ronela Hajati paralajmëron projektin e ri, sjell një pjesë të këngës

Ronela Hajati ka finalizuar projektin e ri muzikor.

Paralajmërimin e saj Ronela e bëri me ndjekësit përmes të një video të publikuar në Instagram, në të cilën zbuloi pak nga kënga e re.

Këngëtarja nga Shqipëria e cila aktualisht po shijonë pushimet u shfaq në plazh, e veshur vetëm në bikini teksa tregoj për projektin e ri i cili pritet të publikohet së shpejti.

“Mezi pres ta ndajë me ju këngën time të re!!!”, ka shkruar Ronela në mbishkrimin e videos duke mos dhënë më shumë detaje.

Ndryshe, lansimi i saj i fundit është kënga ‘Lage’ që u prit mjaft mirë nga adhuruesit e saj./Indeksonline/