18:42 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ronela Hajati për Shën Valentin “dhuratë” dy këngë të reja

Ronela Hajati ka zgjedhur 14 shkurtin si ditë për të sjellur dy këngë të reja, si dhuratë për adhuruesit e saj.

“Gënjeshtare” dhe “Pare” janë dy projekte e reja të këngëtares nga Shqipëria, e cila ka përfshirë të dyja këngët në një videoklip.

Ronela u paraqit atraktive, joshëse dhe mjaft provokuese, teksa ndryshoj pamjen disa herë.

Për tekstin dhe melodinë e këngëve është kujdesur vet këngëtarja, teksa klipi u realizua nga Imagine Films./Indeksonline/