75 Mall Live Search
15:02 / E Premte, 08 Prill 2022 / A. M.

Ronela Hajati shfaqet “Bombë” me paraqitjen në “Israel Calling 2022”

Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Sekret”.

Ajo do të performojë e para në natën e parë gjysmëfinale.

Ronela ditë më më parë mori vëmendje të madhe në Spanjë në Barcelona Eurovision Party, ndërkohë që menjëherë pas kësaj udhëtoi për në Izrael.

Gjithashtu, artistja e njohur ishte pjesëmarrëse në “Israel Calling 2022” me të tjerë yje që do të konkurrojnë në Eurovision Song Contest.

Ndërsa ka performuar mbrëmë (e enjte), 32-vjeçarja ka mahnitur me paraqitjen në kostumin blu të ndezur.

“Oh Zoti im. Është Israel Calling sonte. Shikoni Shqipërinë”, ka shkruar ajo në një video të hedhur në Instagram, përpara se të performonte.

E njëjta është shprehur se do të dhurojë një performancë të shkëlqyer me “Sekret”, për të cilën do të flitet gjatë.