Ronela Hajati shkëlqen nga Tirana!

Këngëtarja e njohur shqiptare Ronela Hajati, njihet për këngët e bukura që sjellë për publikun.
Mirëpo, ajo jo gjithmonë përflitet vetëm për muzikën që bën, pasi edhe paraqitjet e saj të veçanta marrin një vëmendje të madhe nga mediat rozë dhe nga publiku, shkruan Indeksonline.
Ajo karakterizohet me stilin e veçantë, qoftë në videoklipet e saj poashtu edhe nëpër paraqitjet në rrjetet sociale.
Në fotografinë e fundit që e ka publikuar në Instagram, ajo është paraqitur duke i shijuar rrezet e diellit në Tiranë, teksa ishte shfaqur me një stil të thjeshtë të veshjes.

Kujtojmë që këngët e saj priten mjaft mirë nga publiku. /Indeksonline/