Ronela ka një përgjigje për të gjithë ata që kritikuan tekstin e këngës “Sekreti”

Tashmë është vendosur! Ronela Hajati si fituese e këtij edicioni të “Festivalit të Këngës”, ajo po niset drejt Eurovisionit.
Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Sekreti” në Turin.
Por, si gjithnjë edhe kësaj here fituesi u përball me kritika nga publiku por edhe nga vetë figura publike.
Një numër i tyre kritikun tekstin e këngës “Sekret” dhe Ronela Hajati zgjodhi të përgjigjej në mënyrë shumë sarkastike me një postim në llogarinë e saj në Instagram.
“Versioni për moralistët”, është mbishkrimi që ajo ka lënë në videon ku reciton tekstin e këngës.
Shihni të plotë postimin e saj në Instagram.