20:50 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ronela mbushë ‘bateritë’ për sezonin e dimrit

Ronela Hajati është një këngëtare mjaft e pëlqyer, falë këngëve që vazhdimisht priten mjaft mirë nga publiku, shkruan Indeksonline.

Ajo ditëve të fundit ishte në fokus të mediave rozë për shkak të thashethemeve për lidhjen e saj me reperin ‘Zerka’ i cili u pa në krahët e një femre tjetër, duke përhapur lajmin se dyshja nuk janë më bashkë.

Këngëtarja Hajati këto ditë po i kalon në pushime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Miami të Floridas.

“Po marrim forca për sezonin e dimrit” : ka shkruar Ronela në mbishkrimin e fotografisë joshëse që ka publikuar. /Indeksonline/