75 Mall Live Search
18:20 / E Martë, 12 Prill 2022 / AR

Ronela publikon foto duke qarë: Çdo grimcë mbështetjeje është një mal me forcë për mua

Kanë mbetur edhe pak ditë deri tek gara e madhe ‘Eurovisioni 2022’.

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë në këtë mbrëmje, shkruan Indeksonline.

Kënga pjesëmarrëse, ‘Sekret’, është duke u pëlqyer mjaftë në vende të ndryshme të botës.

Për këtë përgjegjësi të madhe që ka mbi supe, Ronela bëri një shkrim prekës në Instagram, teksa ka kërkuar mbështetje nga të gjithë.

Postimi i plotë:

“Ju nuk e keni idene sa pergjegjesi ndiej ti shperblej vetes ne rradhe te pare e me pas te gjithe atyre qe po punojne per Eurovision! E gjithë jeta ime po këndoj në shumë faza dhe po ndihem si një nevojë për një hap të madh për të shkuar më tej! Dëshira ime më e madhe është që e gjithë bota të dëgjojë muzikën time!

E nderkohe kam kaq shume projekte te tjera qe kane mbetur pezull! Kjo eshte nje nga periudhat me intensive dhe emotive per mua!

Po jap gjithcka qe mundem per te dale sa me mire! Në foton e fundit keni Ronin tuaj kryesisht të kohës! Jam në një periudhë shumë delikate të jetës sime. Dhe keshtu dua te dini qe cdo grimce mbeshtetjeje eshte nje mal me force per mua! Ju dua shume”./Indeksonline/