75 Mall Live Search
18:56 / E Premte, 04 Mars 2022 / MSH

Ronela publikon videoklipin e “Sekret”

Ronela Hajati ka publikuar videoklipin e këngës “Sekret”, me të cilën do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Këngëtarja ka punuar disa ditë radhazi në xhirimet e videoklipit i cili shfaq një Ronelë super-energjike dhe tërheqëse.

Videoklipi ka motive të dy botëve paralele, njëra që fillon në kohën e tashme, dhe tjetra që kthen me shekuj në kohë.

Kompeticioni Eurovision këtë vit do të mbahet nga 10 deri më 14 maj.