23:45 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ronnie Romero performon në Hardh Fest

Ronnie Romero do të jetë pjesë e Hardh Festivalit në Rahovec këtë të shtunë, më 17 gusht.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë vokalisti i rock grupit të njohur botëror “Rainbow”, Ronnie Romero përmes një postimi në Facebook.

“Shfaqja tjetër do të jetë në Hardh Festival në Rahovec, Kosovë këtë të shtunë më 17. Mbështetur nga miqtë e mi, grupi i rock-ut bullgar Eridan, ne do të luajmë disa melodi të lezetshme nga Dio, Whitesnake, Black Sabbath, Yngwie Malmsteen, Helloween dhe të tjerët! Shpresoj t’i shoh atje të gjithë muzikantët kryesorë  të zhanrit metal nga Kosova”, shkruan ai.

Romero do të jetë i shoqëruar nga rock bendi i suksesshëm, Eridan.