75 Mall Live Search
15:01 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Rooney flet hapur: Këtë trajner do e doja te Manchester United

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney ka kërkuar që ish-skuadra e tij të bëj gjithçka për të siguruar shërbimet e Mauricio Pochetinos.

Duke folur hapur për situatën në Old Trafford, Rooney është i mendimit se argjentinasi është njeriu më ideal për United.

“Përgëzime për drejtuesit e skuadrës për mundësinë që i dhanë Solskjaer. Por, nëse unë do të pyetesha, do të bëja gjithçka për të sjellur Pochetinon. Ai është një lloj trajneri që di të menaxhojë shumë mirë lojtarët e ri dhe të pjekur.

Ju shikoni disa nga lojtarët e rinj që ai ka sjellë në Tottenham, në Southampton, të gjithë kanë siguruar vende në përfaqësueset e tyre dhe janë bërë yje.

Ka cilësi të mëdha si trajner dhe gatishmëri për të iu dhënë të rinjëve shansin” ka thënë Rooney për Pochetinon./Indeksonline/