Rooney me ndërhyrje horror, përjashtohet me ndihmën e VAR-it
Wayne Rooney u përjashtua me karton të kuq pas intervenimit të sistemit VAR në ndeshjen ku skuadra e tij, DC United u mposht 4-0 nga Los Angeles FC.
Sulmuesi anglez bëri një ndërhyrje horror në Diego Rossin dhe gjyqtari pasi e shikoi videon në xhirim të përsëritur e ndëshkoi me karton të kuq.
Në atë moment DC United ishte duke humbur 3-0.
33 vjeçari e pranoi vendimin e gjyqtarit, të cilit i’a zgjati dorën dhe me vrap e lëshoi fushën. /Indeksonline/