Rooney: Messi të torturon para se të vrasë

Legjenda e Manchester United dhe Anglisë, Wayne Rooney ka treguar që ai e mendon Lionel Messin si futbollistin më të mirë në botë.
“Megjithë miqësinë time me Cristiano, unë do të zgjidhja Messin” tha Rooney, për Sunday Timed, transmeton IndeksOnline.
“”Unë kam folur për qetësi, dhe nuk mbaj mend kur e pashë Messin të shënojë duke e goditur topin aq sa ka mundur”.
“Ronaldo është i pamëshirshëm në kuti, një vrasës. Por Messi do t’ju torturojë para se t’ju vrasë. Me Messin, ju thjesht merrni përshtypjen se ai po argëtohet më shumë” shtoi Rooney.
Messi dhe Ronaldo aktualisht janë dy futbollistët të cilët vlerësohen si më të mirët në botë andaj edhe shumë figurave të famshme ju është kërkuar të japin mendimin e tyre për dy yjet e futbollit./IndeksOnline/.