75 Mall Live Search
11:25 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / L A

Rooney s’rrezikon shkarkimin nga Plymouthi, e konfirmon presidenti i klubit të tij

Ish-sulmuesi legjendar, Wayne Rooney nuk po kalon një periudhë të mirë këtë sezon.

“Flitej se do të shkarkohej nga skuadra, mirëpo është vetë presidenti i Plymouthit, Simon Hallet që kërkon mbështetje për legjendën angleze.

“Ajo që do të bëjmë është të mos mendojmë për ta hequr qafe dhe për ta ndryshuar atë”, tha Hallett, raportuar nga Plymouth Heraldi. “Ne po mendojmë se si mund ta mbështesim atë.

Pra, nuk po zhvillohen biseda për zëvendësimin e Waynet, por po zhvillohen biseda se si mund ta mbështesim atë për ta ndihmuar atë të bëhet trajneri i madh që ne mendojmë se është atje, u shpreh Hallett.

Rooney, kujtojmë që iu bashkua skuadrës së Plymouth Argylet në verën e tij, mirëpo skuadra e tij, gjendet dy pikë larg zonës së rrezikshme në “Championship”./IndeksOnline/