75 Mall Live Search
10:49 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Rooney tallet me situatën e Harry Kane

Wayne Rooney ka thënë me shaka se Harry Kane po mbahet si i burgosur në Tottenham, në mes të kërkesave të vazhdueshëm të ekipeve që kërkojnë shërbimet e tij.

Spurs tashmë kanë refuzuar disa ekipe për Kane këtë verë, me gjigantët gjermanë Bayern Munich që janë duke u përpjekur më së shumti për të nënshkruar me kapitenin e Anglisë.

Sipas The Athletic, trajneri i DC United, Rooney, tha:

“Harry Kane do të ishte lojtari ideal për mua, për të shkuar dhe për t’u bashkuar me Manchester United. Duket sikur ai po mbahet si i burgosur në Tottenham! Duket shumë e vështirë për të që të dalë prej andej.’’ tha ai. /IndeksOnline/