Rosenior debutoi me fitore te Chelsea: Kam një ekip fantastik
Liam Rosenior e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij si trajner i Chelseat, pasi “Blutë” fituan bindshëm 5-1 ndaj Charltonit në raundin e tretë të FA Cup. Golat u shënuan nga Jorrel Hato, Tosin Adarabioyo, Marc Guiu, Pedro Neto dhe Enzo Fernandez.
Trajneri i ri, i ardhur nga Strasbourg dhe pasues i Enzo Marescas, e vlerësoi lart paraqitjen e skuadrës: “Fillim i fortë dhe profesional. Cilësia e lojtarëve ishte e jashtëzakonshme. Ka shumë pozitive, por ende kemi punë për të bërë.”
Rosenior bëhet trajneri i parë që fiton ndeshjen e debutimit me Chelsean që nga Antonio Conte në vitin 2016. Testi i radhës për londinezët vjen të mërkurën, kur përballen me Arsenalin në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës.

