75 Mall Live Search
10:17 / E Martë, 06 Janar 2026 / Z S

Rosenior e konfirmon se po e merr drejtimin e Chelseat

Liam Rosenior ka konfirmuar se do të jetë trajneri i ri i Chelseat.

Ish-trajneri i Hull, 41 vjeç, pritet të ngrihet në detyrë nga Strasbourg, në pronësi të BlueCo, pasi i ka impresionuar figurat kryesore të Stamford Bridge.

“Është një mundësi e pabesueshme në një klub të pabesueshëm, kampionët e botës, dhe një që thjesht nuk mund ta refuzoja. Dhe mund të shkoj në shtëpi dhe të shoh fëmijët e mi. Kam bërë një sakrificë duke qenë larg tyre.Kanë qenë 18 muajt më të mirë të karrierës sime profesionale këtu në Strasburg” u shpreh Rosenior.

Vendi i lirë u krijua pasi Enzo Maresca pati mosmarrëveshje me bordin dhe u largua ditën e Vitit të Ri./Indeksonline/