75 Mall Live Search
22:14 / E Martë, 27 Janar 2026 / Gj Sh

Rosenior flet për raportimet e fundit që e lidhën Cole Palmer me Manchester United

Trajneri i Chelseas, Liam Rosenior ka folur për raportimet e fundit që e lidhën mesfushorin Cole Palmer, me një transferim te Manchester United.

Tekniku anglez ka hedhur poshtë këto spekulime duke thënë se Palmer është i lumtur te Chelsea dhe i paprekshëm për të, shkruan IndeksOnline.

‘’Palmer është i lumtur këtu, po. Ai është i paprekshëm për ne, po. Historitë janë të rreme.

Cole është një lojtar i jashtëzakonshëm. Të gjitha raportet rreth tij nuk janë të vërteta, nuk është e nevojshme ta përmendësh.”, ka deklaruar Liam Rosenior./IndeksOnline/