75 Mall Live Search
17:30 / E Premte, 03 Prill 2026 / Gj Sh

Rosenior: Nuk ka probleme në dhomën e zhveshjes te Chelsea

Trajneri i Chelseas, Liam Rosenior i është përgjigjur zërave për tensione mes futbollistëve në dhomat e zhveshjes.

Ai ka mohuar këto raportime, duke theksuar se skuadra është e bashkuar, shkruan IndeksOnline.

“E kam bërë shumë të qartë: Nuk ka një përçarje në dhomën e zhveshjes. Ne jemi bashkë. Çdo klub kalon nëpër momente të vështira”, ka deklaruar Rosenior.

Kujtojmë që mediat angleze kanë raportuar se ka pasur tensione në dhomat e zhveshjes, ku disa prej futbollistëve të Chelseas janë irrituar nga qëndrimi i Enzo Fernandez, i cili ka kritikuar hapur shokët e skuadrës gjatë katër humbjeve radhazi./IndeksOnline/