75 Mall Live Search
10:32 / E Diele, 19 Prill 2026 / L A

Rosenior pas lëndimit të Estevaos: Ai ishte i shkatërruar, po qante në pushimin e pjesës së parë

Chelsea mbrëmë pësoi humbjen e radhës në Premierligë.

Ata u mposhtën nga Manchester United në “Stamford Bridge” 0-1, duke ja vështirësuar gjithnjë më shumë shpresat për në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshje u lëndua talenti brazilian i “Bluve”, Estevao duke lënë fushën gjatë pjesës së parë, me trajnerin Liam Rosenior që foli rreth kësaj çështje.

“Estêvão ishte i shkatërruar… ai po qante në pushimin e pjesës së parë. Duket si një tjetër dëmtim i kofshës së pasme”, u shpreh Rosenior.

Chelsea, është e 6-ta në Premierligë me 48 pikë.