11:07 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / Gj. Sh

Ross Barkley po rikthehet, paraqitjet e tij po marrin vëmendje të madhe në Premier League

Futbollisti anglez, Ross Barkley është rikthyer në formën e tij më të mirë në fanellën e Luton Town.

Mesfushori ka zhvilluar 14 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, duke përfshi edhe një asist në Premier League këtë edicion, shkruan Indeksonline

Paraqitjet e tij po marrin vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Barkely para Lutonit ishte pjesë e Nice, por nuk kaloi mirë në ekipin nga Ligue 1.

Kujtojmë që Barkely kaloi momente fantastike para disa vite te skuadra e Chelseat, duke fituar titujt, si: UEFA Europa League, FA Cup dhe Kupa e Botës për Klube./Indeksonline/