75 Mall Live Search
23:42 / E Shtunë, 25 Prill 2020 / indeksADMonline

Rossi: Pothuajse u transferova te Barcelona dhe Juventusi

Giuseppe Rossi ka folur për të kaluarën e tij në futboll, e ku ka treguar edhe klubet që kanë qenë të interesuara për të.

Rossi ka treguar që ai ishte shumë afër transferimit te Barcelona dhe Juventusi mirëpo kjo gjë nuk kishte ndodhur, transmeton IndeksOnline.

“Kam pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Villarreal dhe Barcelona më ftoi, gjithçka u bë, kontrata ishte e gatshme për t’u nënshkruar. Thjesht duhej të binim dakord për tarifën midis klubeve, si do të ndahej me shpërblime. Sapo Barcelona zbuloi se Villarreal kërkonte një tarifë më të madhe, ata ndryshuan objektivin e transferimit dhe më lane”, ka treguar Rossi.

“Unë isha gjithashtu shumë afër Juventusit kur mbërriti Antonio Conte, por më pas ata shitën Santi Cazorla dhe nuk mund të më lanë të shkoj në të njëjtën kohë”, përfundoi futbollisti./IndeksOnline/.