75 Mall Live Search
10:41 / E Premte, 14 Prill 2023 / S Z

Rotary Club Peja ndihmon Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, me projekt prej 115 mijë eurove!

Sot mes Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe Roraty Club Peja, është nënshkruar marrëveshja për realizimin e projektit: Energjia e ripërtërishme për mjedisin e  shëndetshëm në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

 Synimi i këtij projekti është instalimi i paneleve solare, që do të furnizojnë mjaftueshëm me energji, Lavanderin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, duke zëvendësuar kështu mazutin që është shfrytëzuar deri më tani për prodhim të energjisë në Lavanderi, e që ishte edhe i kushtueshëm dhe shumë i dëmshëm për mjedisin.

Projekti do të zbatohet nga Rotary Club Peja dhe do të mundëson në radhë të parë mjedis më të shëndetshëm për punëtorët e Spitalit, banorët e lagjeve përreth dhe në anën tjetër  ky projekt do të ketë edhe ndikim në kursim të buxhetit të Spitalit.

Spitali po ashtu në këtë projekt parasheh investim të vetin në shumën prej 15 mijë eurove.

Marrëveshjen në emër të Rotary Club Peja e nënshkroi znj. Nebahate Asllani, ndërsa në emër të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë Drejtori Ekzekutiv Dr.Fazli Shala i cili falënderoi Rotary Club Peja për këtë projekt mjaft të rëndësishëm.