75 Mall Live Search
17:26 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / FR

Roth i reagon Hovenierit: Një tjetër shembull për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së ose BE-së për Kosovën

Kryetari i Komisinit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, i ka quajtur “të pabalancuar” reagimet e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili u shpreh “thellësisht i shqetësuar” me veprimet e Ministrsisë së Brendshme për konfiskimin e një automjeti që barte pagesa në dinarë serbë për serbët e Kosovës.

Roth, është shprehur se nuk po sheh mesazhe të qarta në lidhje me agresionet serbe.

“Një tjetër shembull për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën. S’po shoh mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, i dashur ambasador ShBA-së në Kosovës”, ka shkruar Roth në platformën “X”./Indeksonline/