75 Mall Live Search
14:48 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / A. M.

Rovena kritikon Rezin për humorin e tij në shtëpi

Këngëtarja Rovena Stefa ka kritikuar aktorin Rezart Veleshnja për humorin e tij brenda shtëpisë Big Brother VIP Kosova 3.

Rovena thotë se Rezi i është kthyer shumë keq teksa vetë i qëndroi pranë në shumë raste brenda shtëpisë.

“I thashë që në raport me mua mos e bëjë këtë lloj humori. Nuk më pëlqen dhe mos e bëj më”.

Unë kam qenë e para që ditët e para që erdhëm e që i ndodhi përplasja me Gresën dhe e ndava i thashë kujdes fjalët e i ndenja afër e të tjerët mu vërsulën mua. I thashë kujdes e mos e tepro”, u tha Rovena vajzave të shtëpisë.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.